X

PROTESTA/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, Basha: Ose demokraci, ose vdekje!


Dhjetëra mijëra qytetarë kanë dalë në protestën e opozitës, përballë Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.  Qytetarët kanë hedhur shashka të shumta dhe bojë në drejtim të godinës së Kryeministrisë.

Fjalën e ka marrë kryetari i Partisë Demokratike, i cili u shpreh se qëllimi i protestës nuk është rrëzimi i Ramës, thjesht për t’u bërë kryeministër Basha, por “ndryshimi rrënjësor i sistemit”.

“Ose liri, ose vdekje. Ose demokraci, ose vdekje”, ka thënë Lulzim Basha në fjalën e tij.

Më pas protestuesit janë zhvendosur drejt parlamentit, duke vijuar thirrjet “Rama ik”. Në momentin që protesta është tensionuar, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, në sasi të mëdha, në një përpjekje për të shuar protestën.

Foto nga protesta: 

Protestuesit djegin një makinë para parlamentit

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Samedi 13 avril 2019

More in KRYESORE, LAJME
Basha: Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet

Kryetari i PD-së Lulzim Basha sapo i është bashkuar protestuesve para kryeministrisë është ngjitur në foltore dhe ka marrë fjalët....

Close