X

E bujshme/ Nga Afrika Lindore, Fevziu lëshohet drejt Afrikës Perëndimore

Bëhemi me dije, se një zhvillim i papritur dhe i çuditshëm, ka ndodhur në axhendën dhe lëvizjen e Fevziut në Afrikë. Kur pritej që dje, ai të ngrysej në atdhe dhe të vijonte punën, befas rrjetet sociale ku lëviz Fevziu, njoftuan se moderatori i njohur, nga Afrika Lindore, për rreth gjashtë orë udhëtim, mbërriti në zemër të  Afrikës Perëndimore, në shtetin e Senegalit.

Ndoshta në këtë rast burimi ynë brenda stafit të Fevziut, në Klan Tv, ishte gabuar. Si duket, burimi kishte rënë pre e vizitave të shkurtra, në udhëtime të gjata, që Fevziu kryen rëndom.

Me të mbërritur në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, në aeroportin “Léopold Sédar Senghor International Airport”,  Fevziu u prit nga një numër relativisht i vogël banorësh, për shkak se vizita nuk ishte e paralajmëruar. Megjithatë, disa fansa të Fevziut në Dakar, të cilët nuk e lënë kurrë pa e ndjekur emisionin “Opinion”, e pritën moderatorin e famshëm, me entuziazëm.

Udhërrëfyesi që do t’i shoqëronte në Senegal, e informoi Fevziun se vendi ku kishte mbërritur, ishte i famshëm për plazhet, muzikën dhe jetën e thellë të natës.

Fevziu e ndërpreu menjëherë ligjëratën e udhërrëfyesit, duke i thënë se është i pajisur me të gjitha informacionet që ai po transmetonte.

Pas mbërritjes në hotelin luksoz, Fevziu dhe Batoni u kërkuan shoqëruesve të niseshin menjëherë në drejtim të “Pink Lake”, përndryshe “Liqeni Rozë”.

Ky liqen me ngjyrë rozë, çuditi shumë, sidomos Baton Haxhiun. Pas habisë së madhe, ai bëri fotografitë përkatëse të  Fevziut, me dhe pa vëmendje dhe filloi të zhvishet për t’u hedhur në ujë.

-Mos! – i tha Fevziu, ky ujë është rozë për shkak të bakteries “Dunaliella Salina” dhe i bën keq lëkurës njerëzore.

Pas shpjegimeve që i dha Batonit, Fevziu iu lëshua edhe shoqëruesit me emrin Abdou Adama, duke i shpjeguar historinë dhe biologjinë e bakteries “Dunaliella Salina”.

Në mbrëmje Baton Haxhiu, dhe Fevziut darkuan me një nga autoritetet e rëndësishme në Dakar, me mikun më të afërt të presidentit Macky Sall. Në darkim e sipër, ata i kërkuan njeriut të presidentit, që të mos binin pre e presioneve të Serbisë për anullimin e njohjes së Kosovës, dukuri kjo që kishte filluar të shfaqej në disa vende.

Pritet që Presidenca dhe Ministria e Kulturës dhe Sporteve të Senegalit, t’i japë Fevziut në orët në vazhdim, medaljen “vizitori i mbarë botës”.

Nuk dihet saktësisht koha, se kur Fevziu do të marrë rrugën e kthimit për në Shqipëri, sepse dy shtete të tjera në Afrikën Perëndimore, konkretisht Sierra Leone dhe Mali, kanë hapur peticione online, duke kërkuar me insistim një vizitë të Fevziut edhe në trojet e tyre.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

Foto: Fevziu në Senegal 

Foto: Fevziu në “Liqenin Rozë”, Dakar, Senegal

More in TEJ E KETEJ
E gjithë Afrika Lindore, pret e gëzuar Blendi Fevziun

Pas vizitës shumë të suksesshme, tre javë më parë në Amerikën Latine, moderatori më i famshëm në Shqipëri, rajon dhe...

Close