X

E gjithë Afrika Lindore, pret e gëzuar Blendi Fevziun

Pas vizitës shumë të suksesshme, tre javë më parë në Amerikën Latine, moderatori më i famshëm në Shqipëri, rajon dhe më gjerë, Blendi Fevziu, fundjavën që lamë pas, u hodh në Afrikën Lindore.

Në fillim, Fevziu zbriti në aeroportin “Jomo Kenyatta International Airport”, në Nairobi të Kenias. Është për tu theksuar, se në këtë udhëtim, ndryshe nga herët e tjera, shoqëruesi i vetëm i Fevziut, ishte zotni Baton Haxhiu.

Në hyrje të aeroportit, Fevziu u prit lart nga 1200 persona. Për shkak të respektit për Fevziun, pjesa dërrmuese e mikpritësve, ishin nga fisi i njohur i ish presidentit amerikan, Barack Obama, me origjinë nga ky vend.

Por, lumturia e Fevziut nuk zgjati shumë. Një keniane e vogël, me një buqetë të madhe me lule afrikane, si për ironi të fatit, ia lëshoi ato në dorë Baton Haxhiut, duke e ngatërruar me Fevziun dhe duke e shoqëruar me fjalët “welcome Mr. Fevziu”.

Në këtë çast, Fevziu nuk e deshi më jetën. Kjo ngatërresë e pafalshme, i la një shije shumë të hidhur, mbi të gjitha për faktin e njohur se Baton Haxhiu, vjen nga një shtet jo i njohur nga të gjitha vendet e botës. Madje, fyerja erdhi dhe u bë më e madhe, për faktin që emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, me audiencë deri edhe në Afrikë, është ku e ku më lart, se emisioni provincial i Baton Haxhiut.

Nisur nga të gjitha këto fakte dhe rrethana jo të kënaqshme, Fevziu bëri me shpejtësi fotot përkatëse për rrjetet sociale dhe mori vendim për nisjen urgjente drejt Ruandës, duke e braktisur në mënyrë demonstrative Kenian dhe banorët e saj.

Pas një mijë kilometra fluturim, Fevziu zbriti në kryeqytetin e Ruandës, Kigali. Aty ai pajtoi dy cicëronë dhe një udhrrëfyes, thjesht për tu ndiçuar më shumë, mbi Ruandën dhe veçanërisht mbi jetën dhe veprimtarinë e presidentit 20 vjet në detyrë, diktatorit Paul Kagame.

Fevziu i pyeti shoqëruesit nëse mund të vizitonte Hotel Ruandën, ku u xhirua filmi i famshëm “Hotel Ruanda”, për genocidin e fisit Hutu, ndaj fisit Tutsi.  Shoqëruesit nuk dhanë një përgjigje të qartë për këtë kërkesë.

Më pas, Fevziu dhe Batoni, takuan një grup gazetarësh dhe iu shpjeguan atyre, që Ruanda ka nevojë për lirinë e shprehjes dhe hulumtimeve serioze, aplikuar posaçërisht  në Shqipëri, nga Edi Rama dhe dy televizionet Klan, në Shqipëri dhe Kosovë.

Edhe këtu, gazetarët e Ruandës, iu përgjëruan Fevziut dhe Batonit, që t’i luteshin Edi Ramës, për të bërë një vizitë në Ruanda, me qëllimin për të krijuar portalin “ruandaqëduam.com” dhe televizionin “Paul Kagame TV”, përndryshe PKTV.

Në këtë udhëtim mungonte Ben Blushi dhe superuesi i shpenzave, Samir Mane. Kjo për arsye fort të ditura, ngaqë këta dy persona, nuk shkojnë kurrë në vende kaq të largëta, për qëndrime kaq të shkurtra.

Udhëtimi i shkurtër dy ditor në Afrikën Lindore, zgjati sa hap e mbyll sytë, aq sa Fevziut i duhej për të realizuar fotografitë me dhe pa vëmendje. Në mbrëmjen e së hënës, Fevziu u shfaq  bashkë me Salianjin në Tiranë, duke vijuar hulumtimet serioze për çështjen “Babale”.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

Foto: Fevziu në Nairobi, Kenya

Foto: Fevziu në Kigali, Ruanda

More in TEJ E KETEJ
Zbulohen syzet e rralla dhe të spikatura të Bamir Topit (VIDEO)

Pak kohë më parë, ish presidenti Bamir Topi, ka bërë të ditur, madhështinë dhe sidomos veçantinë e syzeve të diellit,...

Close