X

Avokati i ditur Ngjela: Pa dalë pranvera, fillon goditja penale

Njoftohemi se avokati i shumënjohur dhe i shumëditur, Spartak Ngjela, ka bërë një parashikim të rrallë stinor, nga ato që di të bëjë vetëm avokati.

Ai thotë që deri në fund të majit, do të bëhet goditja e madhe penale, ndaj të gjithë të korruptuarve, veçanërisht ndaj krerëve të Partisë Demokratike.

Avokati tregon që naiviteti i vetflijimit të Berishës dhe Bashës, ka shqetësuar shumë edhe Edi Ramën.

– Edi Rama, -thotë avokati mendjendritur, duke qenë një mendjelehtë, ka shpresuar tek presioni i Berishës për të bllokuar reformën ne drejtësi.

– Rama është në një torturë të brendshme, – thotë avokati i ditur dhe vetëm tjerr fjalë pa kuptim, sepse nuk do që ti nënshtrohet fatit të tij.

– Koha po bën përpara, me ndihmën e politikës amerikane dhe asaj gjermane, – vijon avokati.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

Për më shumë detaje, lexoni pjesë nga postimi i avokatit: 

Koha menjëherë bëri përpara, dhe, edhe me ndihmën e politikës amerikane dhe asaj gjermane, në Parlament kanë hyrë ndërkohë zëvendësuesit e deputetëve të dorëhequr. Sigurisht një akt mëse normal ky dhe brënda kërkesës kushtetuese.

Por, tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

ll.
Naiviteti i vetëflijimit të Berishës dhe Bashës; po kuptohet se ka shqetësuar shumë Edi Ramën. Ai siç duket me mendjelehtësi ka shpresuar te presioni i Berishës për të bllokuar Reformën në Drejtësi, dhe tani ka mbetur krejt i zbuluar. Rama është i rënë, me një politikë të bllokuar dhe pa fare forcë e pa dëshirë. Është në një torturë të brendshme dhe prandaj po vjen vërdallë pa ditur të bëjë asgjë, dhe mdje as dhe të thotë dot ndonjë gjë. Vetëm tjerr fjalë fyese dhe shprehje pa kuptim, sepse nuk do që t’i nënshtrohet fatit të tij.

Rama asgjë nuk bën dot më. Reforma në Drejtësi do të vijojë pa ndërprerje.

Do të vijojë gjithashtu skartimi i gjyqtarëve të korruptuar, dhe, në të njëjtën kohë, tani që numri në Parlament është i garantuar, brenda një muaji do të jetë gati edhe SPAK-u. Dalja e SPAK-ut do t’ia heqë edhe Ramës çdo mundësi për bllokimin e Reformës.

lll.
Pa dalë mirë pranvera, kuptohet se duhet të fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë politik të të dyja krahëve. Kjo tani është evidente.
Po revoltat popullore të opozitës çfarë mund të sjellin? Po makthi i Edi i Ramës çfarë mund të na sjellë?
Asgjë.
Pas denoncimit që po i bëhet Bashës për financimin enigmë dhe pas plotësimit të numrit të deputetëve në Parlament, asgjë nuk mund të ndodhë më në Shqipëri.

Denoncimi i Bashës dhe grupit dirigjent të Partisë Demokratike, do ta çmobilizojë revoltën e shqiptarëve, sepse tani kuptohet qartë që kjo revoltë po kërkohet për interes të korrupsionit dhe jo për interes të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Parlamenti duhet të shpejtojë ristrukturimin institucional të shtetit shqiptar dhe njëherësh edhe të organeve që përbëjnë SPAK-un. Por, menjëherë pas kësaj, do të nisë konkretisht hetimi i elitës politike shqiptare të të dy krahëve të politikës. Kjo, sigurisht që do t’i sjellë risinë e vet Reformës shqiptare për drejtësi. Dhe kjo risi patjetër që duhet të drejtohet nga një qeveri teknike e cila nuk duhet të ketë lidhje me politikën, por vetëm me drejtimin teknik dhe profesional të shtetit shqiptar. Kjo qeveri duhet të vijojë derisa të përfundojë me sukses e gjithë baza ligjore e sigurimit të drejtësisë dhe të ristrukturimit për administrimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Sigurisht, të të parit proces zgjedhor që do të sigurojë votën e lirë në Shqipëri.

More in TEJ E KETEJ
Kaubojsi: Erion Veliaj është edhe njeri edhe hardhucë, përdhunon edhe pemët

Bëhemi me dije se të vetmet qytete, ku ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet lokale, janë Lezha dhe Tirana. Duket...

Close