X

Tre të rinj kapen mat me drogë në Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga teksa transportonin drogë në automjet. Policia bën me dije se ka finalizuar një tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë lëndë narkotike, mbi bazën e një informacioni të marrë nga qytetarët, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Xh.S., 23 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

•A.T., 26 vjeç, banues në Darzezë, Fier.

• J.S., 37 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e tyre, kanë gjetur rreth 29 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u sekuestruan dhe 2 automjete e 3 aparate celularë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikeve e kryer në bashkëpunim”.

More in AKTUALITET, LAJME
Shpenzime rekord jashtë Shqipërisë, “fluturojnë” 1.4 miliardë €

Ndërsa 2018-a mund të konsiderohet si viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, ku të huajt “zbuluan” vendin e...

Close