X

Shqiptari masakron gruan me thikë në Itali

Një grua shqiptare është qëlluar me thikë në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj, me të cilin po ndahej. Ngjarja ndodhi pas një grindjeje pasditen e djeshme në Suzzara, në provincën e Mantovës. Mediat italiane shkruajnë se burri u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa gruaja, 38 vjeç u transportua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Mantovës.

Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë janë bërë shumë njerëz, të cilët kanë thënë në polici se mes çiftit shqiptar ka pasur fillimisht një përplasje verbale. “Ti do të më shkatërrosh” dëgjohej të thoshte burri, para se të ndërmerrte aktin ekstrem. Dëshmitarët thonë se ai e ka goditur gruan me thikë, fillimisht në krahë e më pas në qafë.

Për ta ndaluar shqiptarin e dhunshëm ka ndërhyrë pronari i një palestre aty pranë, i cili thuhet se është përleshur me të. Edhe ky i fundit mësohet të ketë marrë një gërvishtje thike në gjoks gjatë përleshjes.

Autori arriti të largohet nga vendi i ngjarjes, por policia duke ndjekur gjurmët e gjakut ka mundur ta arrestojë atë pak metra më larg. Po ashtu ata kanë mundur të gjejnë edhe armën e krimit, thikën që shqiptari e kishte hedhur në një kabinë elektrike.

Policia thotë se nuk i ka publikuar gjeneralitetet e dy shqiptarëve për të mbrojtur fëmijët e tyre të mitur.

More in AKTUALITET, LAJME
Boksieri nuk përmbahet, në intervistë puth live gazetaren/ VIDEO

Pas një ndeshje boksi diçka e papritur ka ndodhur në një intervistë. Boksieri i kategorisë së peshave të rënda, Kubrat...

Close