X

Saimir Tahiri sot para Krimeve të Rënda, mund të kërkojë gjykim të shkurtuar

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë sot seancë paraprake për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pesë ditë më parë seanca u shty për shkak se organi i akuzës nuk kishte njoftuar të pandehurit e tjerë.

Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia ka deklaruar se nëse vazhdon shtyrja e seancave do të detyrohet të kërkojë gjykim të shkurtuar.

Dosja Tahirit në gjykatë

Më 28 shkurt, Prokuroria për krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Sajmir Tahirit në gjykatë.

Vetë Tahiri kërkon pushimin e çështjes. Ish-ministri shoqërohet nga avokati i tij Maksim Haxhia.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza, trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ngre dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

More in AKTUALITET, LAJME
Tre të rinj kapen mat me drogë në Elbasan

Tre persona janë vënë në pranga teksa transportonin drogë në automjet. Policia bën me dije se ka finalizuar një tjetër...

Close