X

Rudina Dembacaj: Si më bëri për ‘një lek’ Vera Grabocka

Aktorja dhe moderatoja Rudina Dembacaj, në “Kurthin e Piter Pan” ka treguar një kritikë që i ka bërë regjisorja, Vera Grabocka.

Dembacaj ka treguar se Grabocka e ka bërë ‘për një lek’ teksa e ka kritikuar për një rrip të trashë që kishte vendosur aktorja.

“Vera mua më ka dhënë shumë këshilla, një nga më të vlefshmet ishte që të lija cigaren dhe unë e lashë. Përveç vullnetit tim, unë shkova te provat e “Dance With Me”. Shkova, më pa Vera dhe më bëri për një lek, pastaj më tha, shumë i bukur ai rripi që ke vënë në mes, po hollo belin dhe unë atë bëra,”, u shpreh ajo.

Moderatorja tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

“Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët!”, tha Dembacaj.

More in LIFESTYLE
11 çiftet VIP që çfarë s’thanë për njëri-tjetrin pas ndarjes

Historitë e dashurisë dhe ndarjet mes VIP-ave janë dy nga lajmet më të komentuara në mediat rozë. Shumë personazhe të...

Close