X

Pagat në Zvicër, kaq paguhet kuzhinieri, kopshtari e taksisti

Pagat në Zvicër rriten vazhdimisht, derisa statistikat tregojnë edhe për dallimin ndërmjet këtij viti, dhe atij të kaluar.

Lista e pagave tregon pagën e farmacistit, automekanikut, inxhinierit të ndërtimit, mjekut kryesor, asistentit dentar, luleshitësit, kopshtarit, mamisë, e deri tek diplomati.

Sipas statistikave, në vitin 2019, ka ngritje të lehtë në paga në disa profesione.

Pagat mujore paguhen 13 herë në vit, të cilat janë paga bruto. Paga më e vogël është e taksistit me vetëm 3150 franga, derisa ajo më e larta është diplomat mbi 13 mijë franga.

Shumica e pagave janë llogaritur në fillim të karrierës apo më mirë të themi në vitin e parë të punës.

Profesioni    2019 2018

Taksist    3150 3150

Floktar    3800 3800

Kasap    4050 4050

Luleshitës    4050 4050

Kuzhinier    4195 4120

Automekanik    4450 4450

Shofer kamioni    4585 4535

Kopshtar    4700 4700

Farmacist    6900 6900

Mësuesit e sh. Fill.   7016 6961

Asistent Mjek    7548 7473

Ministër    9084 9084

Diplomat    13663 13555.

More in Magazine
Reshje shiu dhe rënie temperaturash, ja si do jetë moti sot

Orët e para të ditës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ku më të dendura paraqiten në zonat malor. Mesdita...

Close