X

Izraeli bombardon Rripin e Gazës/ Video

Prej mbrëmjes së të hënës Izraeli po bombardon territoret e Hamasit në Rripin e Gazës. Ministri i Shëndetësisë i Rripit të Gazës ka thënë se gjatë sulmeve, përveç gjithë objekteve të tjera, është goditur edhe zyra e liderit politik të Hamasit dhe selia e Inteligjencës Ushtarake të grupit, duke u plagosur shtatë persona.

Bombardimet nisën si përgjigje ndaj një rakete që të hënën në mëngjes goditi komunitetin izraelit në Mishmeret, rreth 20 kilometra në veri të Tel Avivit duke plagosur shtatë persona. Prej vitit 2014, asnjë raketë nuk kishte shkuar kaq larg në territorin izraelit. Pas kësaj, Izraeli fajësoi Hamasin, grupin radikal që kontrollon Rripin e Gazës, i cili mohoi të kishte lidhje me raketën.

Gjatë gjithë natës mes të hënës dhe të martës Izraeli ka avancuar me bombardimet. Sipas ushtrisë, janë kryer 15 sulme në veri të Rripit të Gazës. Nga ana tjetër, edhe Hamasi ka lëshuar disa raketa, deri në orën 3 të mëngjesit.

Njëra prej tyre ka goditur një shtëpi në Sderot, qytet izraelit në kufi me Rripin e Gazës, por pa shkaktuar të plagosur. Shumica e raketave të lëshuara nga Hamasi kanë rënë pa prekur asnjë objekt, ndërsa të tjerat janë gjurmuar nga sistemi i mbrojtjes izraelit.

Agjencia e lajmeve turke “Anadolu” ka shkruar për një armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit, gjë që është përhapur edhe në disa media të Lindjes së Mesme, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.

Madje, të martën në mëngjes ushtria e Izraelit ka thënë se nëse do ta shihte të arsyeshme, ishte gati për një tjetër bombardim.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka ndërprerë vizitën në Shtëpinë e Bardhë për t’u rikthyer në vendin e tij. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen më 9 prill, ndërsa sipas sondazheve Netanyahu do të humbasë pushtetin, pasi në vend të parë renditet Benny Gantz, ish-gjeneral i ushtrisë izraelite.

More in BOTA, LAJME
Shqiptari masakron gruan me thikë në Itali

Një grua shqiptare është qëlluar me thikë në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj, me të cilin po ndahej....

Close