X

Durrës, përplasi të moshuarin me makinë, largohet shoferi

Një i moshuar është përplasur nga një mjet i paidentifikuar mëngjesin e sotëm në lagjen Numër 6 Durrës.

Menjëherë pas aksidentit shtetasi K.Ç., 80 vjeç është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak

Më datë 26.03.2019, rreth orës 09:05, në lagjen Nr 6 Durrës, një mjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin këmbësor K.Ç., 80vjeç , i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit , identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

More in AKTUALITET, LAJME
Izraeli bombardon Rripin e Gazës/ Video

Prej mbrëmjes së të hënës Izraeli po bombardon territoret e Hamasit në Rripin e Gazës. Ministri i Shëndetësisë i Rripit...

Close