X

11 çiftet VIP që çfarë s’thanë për njëri-tjetrin pas ndarjes

Historitë e dashurisë dhe ndarjet mes VIP-ave janë dy nga lajmet më të komentuara në mediat rozë. Shumë personazhe të njohur shqiptar pas ndarjes kanë ruajtur marrëdhënie dhe mendime të mira për ish-partnerët e tyre, ndërkohë për shumë të tjerë ka qenë e kundërta. Xing.al ka rikujtuar 11 VIP-at shqiptar që kanë ofenduar dhe kanë folur keq për ish-partnerët e tyre pas ndarjes.

1. Shpat Kasapi-Afërdita Dreshaj

Ndarja e këngëtarit Shpat Kasapi nga modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka qenë një ndër lajmet më të bujshme që ndonëse në fillim u duk sikur ish-çifti i kishte dhënë fund lidhjes në mënyrë paqësore, më vonë doli se mes tyre kishte hatërmbetje. Kohë më parë, në një postim të moderatorit Ermal Mamaqi, ku lajmërohej pjesëmarrja e modeles Xhesika Berberi në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Shpati la një koment që bëri xhiron e rrjetit në atë kohë.

Në të shkruhej: “Ermal bëja këtë pyetje Xhesikës! Jam Shpat Kasapi! A do të ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?”, duke shkaktuar shumë komente në rrjet.

Mirëpo, lidhur me këtë gjë Afërdita preferoi të përgjigjej duke postuar një foto të bashkëshortit dhe duke shkruar mbi të: ‘Gjithçka që dua’. Ndërsa thumbimet e Shpatit për martesën e Afërditës nuk ndaluan me aq, pasi i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” , teksa u pyet se si u ndje për martesën e ish-partneres ai u shpreh se u rehatua shumë, duke shkaktuar të qeshura tek publiku.

2. Baby G-Fero

Një vit më parë u përfol në media se këngëtarja e njohur Baby G dhe reperi Fero ishin në një lidhje. Në rrjetet sociale qarkulloi një foto ku Fero shfaqej teksa e prekte këngëtaren në vende private, shkruan Xing.al. Ndonëse ata nuk e pranuan publikisht lidhjen, pas ndarjes duket se marrëdhëniet e tyre nuk ishin aspak të mira. Në disa postime, këngëtarja e ironizoi Feron duke thënë: “I lemë fëmijët të luajnë me lodrat e përdorura”.

Mirëpo, thumbimet e saj vazhduan edhe më tej. Në momentin që Fero publikoi këngën e re të titulluar ‘Veni 1’, Gordana e ofendoi rëndë Feron nëpërmjet një videoje. “Krejt e DIN. Personalisht unë kështu mendoj! Kur ai (Noizy) bente muzike, ti ishe akoma në bo*et e babit!”, shkruante ajo teksa dëgjonte këngën e Noizyt.

3. Kastro Zizo-Erleta Hoti

Disa vite më parë, Kastro Zizo dhe ish-gruaja e tij, Erleta Hoti, morën vëmendjen e të gjitha mediave me ndarjen e tyre. Në disa intervista që Erleta dha për mediat shqiptare tregoi se pas lindjes së vajzës Nia, këngëtari fillonte të dilte shpesh në darkë dhe kthehej në shtëpi në gjendje të dehur dhe bënte gjeste dhe ofendime që nuk u pranuan nga ana e saj.

Madje ajo e akuzoi Kastron se merrte fshehurazi kursimet e vajzës, gjë të cilën kantautori e mohoi duke e akuzuar Ertelën se është me problem ps.iki.ke, shkruan Xing.al. Më vonë nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, ish-partnerja e Kastros e akuzoi këngëtarin se nuk kujdesej financiarisht për të bijën, por lidhur me këto akuza Kastro u përgjigj duke i hedhur poshtë dhe duke thënë se për vajzën kujdeset shumë mirë.

4. Morena Taraku-Sasha Sobhani

Muaj më parë një nga lajmet më të komentuara ka qenë ndarja e këngëtares shqiptare Morena Taraku nga miliarderit iranian Sasha Sobhani. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë, një bujë të madhe bëri ndarja dhe kjo për shkak të akuzave që Morena bëri kundër miliarderit.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ofendoi Sashan duke e quajtur gej. “Kur e kupton se i dashuri yt është gej”, kishte shkruar ajo në një video. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sashas i cili në një postim shkruante: ‘Turp të kesh’, dhe më pas publikoi një video me disa femra për vërtetuar të kundërtën.

5. Majlinda Zeka-Majk

Ndonëse janë të ndarë, Majk dhe Majlinda janë prindër të një djali të cilin e quajnë Roan. Pak muaj më parë nëpërmjet një postimi Majk i ktheu përgjigje fansave të cilët e akuzonin se nuk kujdesej për të birin, duke u sqaruar se nuk ishte faji i tij por i Majlindës, e cila nuk e lejonte ta takonte, transmeton Xing.al Kjo deklaratë nuk u prit fare mirë nga ana e Majlindës e cila në disa postime akuzoi rëndë Majkun duke i thënë se nuk interesohej dhe nuk kujdesej financiarisht për të birin.

“Të gjitha shpenzimet për djalin i paguan familja ime. Ai nuk kujdeset fare për të. A e meriton ti ta shohësh? Dhe mos të flas më shumë të tregojë çfarë padie ke bërë, me këtë që the mund ta publikoj. Turp”,kishte shkruar ajo duke vazhduar më tëj me akuzat ndaj reperit. Megjithatë kohët e fundit Majk është parë më shpesh nën shoqërinë e vogëlushit duke treguar kështu se keqkuptimet mes tyre janë sqaruar.

6. Erjona Sulejmanië-Blerim Xhemaili

Bëri bujë në media dhe ndarja mes futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili dhe modeles Erjona Sulejmani. Dyshja i dha fund martesës disavjeçare, por ndarja e tyre mori vëmendjen e mediave për shkak të deklaratave të forta të modeles.

E ftuar në një emision, Erjona deklaroi se Blerimi nuk e kënaqte në krevat dhe se gjatë martesës së tyre e ndjente veten si në kafaz. Asokohe, Erjona madje rrëfeu se do të publikonte dhe një video ku do të zbulonte gjithçka që kishte përjetuar dhe çdo sekret i jetës private të futbollistëve do të zbulohej.

7. Majk-Melita Nushi

Pas ndarjes nga Majlinda, Majk u lidh me modelen kosovare, Melita Nushi me të cilën ndonëse nuk e pranoi asnjëherë publikisht lidhjen u kapen shpesh herë mat me njëri tjetrin.

Siç duket lidhja mes tyre nuk përfundoi mirë dhe kjo e tregoi më së miri një deklaratë e reperit në rrjetet sociale. ‘Dhe si çdo gjë tjetër në jetë mund ta marrësh atë pasi të kem përfunduar unë’, shkruante Majk në postimin e tij, dhe të gjithë aluduan se ky ishte një ofendim për Melitën dhe një konfirmim i ndarjes së tyre.

8. Einxhel Shkira-Bekim Balaj

Lidhja mes futbollistit Bekim Balaj dhe moderatores Einxhel Shkira ndonëse nuk zgjati shumë u kthye në një nga lajmet më të komentuara në mediat rozë, shkruan Xing.al. Ata u përfolën për një lidhje dhe se madje kishin kaluar dhe pushimet bashkë, por ndonëse në fillim e mohuan, pas ndarjes Einxhel në një intervistë për ‘Paloma’ pranoi se kishte qenë e lidhur me Bekimin dhe e quajti atë një fans.

“Është një histori e vjetër. Ai ka qenë një fansi im prej shumë vitesh dhe më në fund një ditë unë vendosa ta takoja për t’i dhënë një autograf. Kaq ishte! Jo ndonjë histori për t’u shënuar në kalendar, të paktën për mua. “, tha për mediat moderatorja.

Ndërkohë Bekimi nga ana tjetër e mohoi këtë gjë duke rrëfyer se as nuk e njeh Einxhelin. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak moderatores e cila menjëherë reagoi duke e paralajmëruar Bekimin se do t’i publikonte bisedat private. “Pas intervistës sime kontaktuam në privat dhe më tha pse e ke bërë diçka të tillë, unë s’kam bërë e as nuk kam thënë asgjë, transmeton Xing.al. Fill pas bisedës sonë në privat, ai ka bërë dhe deklaratën e tij në media. Nuk e di pse duket aq i lënduar, por kuptohet që po gënjen”, ka thënë Einxhel.

9. Noizy-Kristjana


Noizy është shumë i komentuar për jetën e tij private dhe për lidhjet e ndryshme që ka pasur. Pak vite më parë në media u përhapën me shpejtësi disa mesazhe mes tij dhe balerinës 18-vjeçare, Kristjana Saxobeat e cila kishte bashkëpunuar me reperin në një nga klipet e tij.

Në mesazhet dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe që bënë bujë në atë kohë, Noizy shihej i shtrirë pranë balerinës, ndërkohë që në bisedat private flitej për romancën mes tyre. Mirëpo, i ftuar në një emision reperi i njohur ofendoi vajzën në fjalë dhe tha se duhet të denoncuar nga të gjithë për trillimet që bënte.

10. Kristela Gjoka-Noga

Po ashtu martesa e papritur dhe ndarja mes ish-modeles Kristela Gjoka dhe reperit Noga u komentua gjatë. Martesa e çiftit zgjati shumë pak dhe pas ndarjes, reperi Noga e akuzoi Kristelën për abortim. Ndonëse Kristela asaj kohe e mohoi një gjë të tillë duke thënë se ishin gënjeshtra, Noga nuk u ndal me aq dhe publikoi një eko të shtatzënisë duke thënë se modelja zgjodhi paratë përpara fëmijës së saj.

‘E kuptova interesin e saj të vërtetë vetëm kur ajo filloi të mohonte fëmijën tonë. Unë s’kam nevojë të përdor atë për famë, sepse kur unë kam qenë i famshëm, ajo shkonte në Lezhë me 2 euro në xhep’, tha Noga.

11. Devis Xherahu-Paola Kondakçi

Ndonëse këngëtari Devis Xheraku dhe ish bashkëshortja Paola kanë vite që janë ndarë, sherri mes tyre mbahet akoma mend. Paola dhe modelja Ertemiona, partnerja aktuale e Devisit, u përfshinë në një sherr pas klipit të këngës “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ish Missi, shfaqeshin në skena private.

Debatet mes tyre shkuan deri në ofendime mes dy vajzave, “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in.

Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, rrëfeu atëherë Paola duke e akuzuar në këtë mënyrë Devisin për tradhëti. Megjithatë lidhur me këto deklarata këngëtari nuk reagoi.

More in LIFESTYLE
“Hiqi getat të luuuuutem”, ndjekësit ‘mbysin’ me komente Rudinën. Ç’nuk shkonte me moderatoren

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të suksesshme në Shqipëri. Shpesh herë ajo poston foto në rrjetet sociale dhe...

Close