X

Olta Boka fejohet me djalin e ish-deputetit të LSI-së

Vitin e kaluar, disa foto të publikuara të Olta Bokës me partnerin e saj nga plazhi u bënë lajm në shumë media. Shumë prej fansave të këngëtares u bënë kurioz të dinë se kush ishte ai. Djali me të cilin ishte kapur në foto duke u puthur ishte Ivi Rrokaj, djali i ish-deputetit të LSI-së, Shezai Rrokaj.

Dyshja tashmë ka zyrtarizuar gjithçka pasi janë fejuar. Këtë lajm e da vetë Olta e ftuar në emisionin e pasdites në Klan “Rudina”. Por Olta nuk ka dhënë shumë detaje pasi dëshiron që jetën private ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike:

“Realisht, në fakt, nuk e kam dashur kurrë të përdor për asnjë lloj momenti dhe për asnjë lloj arsye jetën time private. Më ka ardhur keq që ai të njihet thjeshtë si “I dashuri i Oltës apo i fejuari i Oltës. Ai bën një punë të tij, përkushtohet dhe ka një karrierë në atë që bën, kështu që unë dua ta ruaj edhe atë, por edhe veten nga i gjithë ky presion. Në rastin konkret, jam gjendur përballë një presioni që më ka shkaktuar, një lloj mënyre pak bezdi (nëse do ta quaja kështu), sepse ka qenë pak e shëmtuar mënyra se si është interpretuar. Sa herë unë kam thënë nuk dua të flas, kurioziteti bëhej më i madh. Uroj që fotoja të mund të shuajë kuriozitetin e shumë njerëzve, por nga ana tjetër, kam dashur t’i shijoj hapat e kësaj lidhjeje në mënyrë të shëndetshme, pa presionin e jashtëm….”

More in LAJME, LIFESTYLE
“Po ndërtohen 4 HEC-e të reja në Mirditë”, dom Gjergj Meta paralajmëron me frazën e Bashës: Tik-tak, tik-tak

Dom Gjergj Meta ka ngritur sërish alarmin për ndërtimin e 4 HEC-eve të reja në Mirditë, konkretisht në kanionet e...

Close