X

“Prokuroria fsheh përgjime të Alizotit me figura të larta në PS”

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata përmes një konference nga selia blu akuzoi Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Tiranës se janë përdorur e janë vënë në shërbim të qeverisë Rama, për të fshehur, siç tha përgjime në lidhje me dosjen “Babale”.

Sipas tij, ekzistojnë të tjera përgjime, ku ai që nga demokratët cilësohet si “dëshmitari i rremë” Fredi Alizoti flet me eksponentë të lartë të PS-së, por që prokuroria nuk i zbardh.
“PD ka publikuar përgjime zyrtare se si shteti është vendosur në shërbim dhe komandohet nga një ish trafikant i dënuar Alfred Alizoti vetëm se mori përsipër dëshminë e rreme, se si në përgjimin e famshëm Babalja kishte qenë ky dhe jo vëllai i ish-ministrit Xhafaj dhe kjo ishte bërë me urdhër të Edi Ramës.

Përgjimet faktojnë përdorimin si seksion i Rilindjes të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranë, 4 prokurorë u përdorën politikisht për të shpëtuar nga përgjimet Geron Xhafën. Duhet të merreshin të pandehur Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Ardi Velia dhe Albert Nushi dhe një sërë strukturash policore që kanë shërbyer për të manipuluar këtë ngjarje që të shpëtonte pushteti i Ramës”,- tha Gajta.

Më tej demokrati vijoi duke thënë: “Përgjimet e Prokurorisë faktojnë se pushteti e sajoi dëshmitarin e rremë duke e paguar atë.

Prokuroria nuk ka zbardhur disa përgjime me qëllim kur flet për Ballën dhe Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që tregon se pushtetin real e kanë kriminelët, se drejtori i policisë vihet në shërbim të tyre edhe në mes të natës. Narkotrafikantët flasin me politikanët më të lartë të rilindjes. Përgjimet faktojnë degradimin e Prokurorisë.

Bllokimi i transmetimit të provave dhe fakteve skandaloze që implikojnë zyrtarë të policisë janë prova e Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin i faktuar edhe nga Zëri i Amerikës. Kemi shumë biseda që nuk po zbardhen nga Prokuroria me numrin e Taulant Ballës dhe Alizotit. Këta dy numra kanë biseduar me njëri-tjetrin. Krimet e Rënda janë vënë në shërbim të sekteve kriminale”.

More in AKTUALITET, LAJME
Djegia e mandateve rrëzon qeverinë: një standard demokratik

Nga Akil Kraja Përtej situatës ekonomike dhe skandaleve të keq-qeverisjes, kriza politika që po kalon vendi mund të përmblidhet në...

Close