X

Moderatori/ Kastro Zizo rrëfen si hoqi dorë nga alkooli: Po degradohesha

Kastro Zizo është përfolur shpesh për varësinë ndaj pijeve.

Ka pasur raste që ai është shfaqur i alkoolizuar në emisionet televizive.

Por tashmë duket se Kastro Zizo është divorcuar nga alkooli dhe për këtë vendim e kanë ndihmuar miqtë dhe të afërmit e tij. I ftuar tek ‘E diell’, Kastro tregoi se si ia ka dal mbanë.

‘U bënë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin. Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime. Po shkaktoja dhimbje tek njerëzit e mi më të afërt apo që doja më shumë dhe i thashë vetes se unë nuk jam kaq i vogël, nuk mund t’ia lejoj një lëngu të më mposhtë. Ndoshta ishte dhe bashkëshortja ime irreale përgjatë shumë viteve, që ka dhënë e ka marrë nga unë, por kur vjen momenti duhet të divorcohesh dhe unë kam një natyrë që nuk e kthej më kokën pas’, rrëfeu Kastro.

More in LAJME, LIFESTYLE
Një milion njerëz në rrugët e Londrës kërkojnë referendum të dytë për Brexit

Rreth një milion njerëz kanë marrë pjesë në njërin nga tubimet më të mëdha në historinë e Britanisë së Madhe....

Close