X

“Më vendosën thikën në kokë e më goditën me grushte”, kryefamiljari tregon grabitjen me dhunë

Përparim Merdani është kryefamiljari i shtëpisë së grabitur me dhunë dy ditë më parë në fshatin Greshicë të Mallakastrës.

Si autorë të dyshuar të grabitje, policia arrestoi mëngjesin e sotëm dy persona, ndërsa shpalli në kërkim një të tretë.

Teksa ka folur për News24, Merdani ka treguar se grabitësit kishin hyrë të maskuar, ndërsa kishin pasur thikë dhe shkop bejzbolli. Ai shton më tej se është kërcënuar me thikë, dhe kur ka refuzuar t’u japë atyre çelësin e dhomës në të cilën mbante paratë, ata e kanë goditur me grushte.

“Personat hynë papritmas, më vendosën thikën në kokë, kontrolluan të gjithë banesën. Dhoma ku kisha paratë ishte e mbyllur me çelës, refuzova t’i jepja çelësin më goditën me grushte. Grabitësit kishin thika dhe një shkop bejzbolli, shqyen derën e dhomës ku kisha paratë”, tregon ai.

More in AKTUALITET, LAJME
“Prokuroria fsheh përgjime të Alizotit me figura të larta në PS”

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata përmes një konference nga selia blu akuzoi Prokurorinë e Krimeve të...

Close