X

“Mandate të blera me lojëra fati”, Berisha: Bashkëshorti i deputetes së re nga LSI mik i Agron Xhafajt

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili shprehet se deputetja e 3 e LSI-së në Vlorë, është Enada Kapllani, bashkëshorte e Alban Kapllanit, që sipas tij është biznesmen i lojërave të fatit.

Sipas tij, biznesi i lojërave të fatit vijon. Ndërsa Berisha shprehet se këto janë mandate të blera me lojra fati.

Postimi i plotë:

Mandatet te blera me lojra fati!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje z berisha. Jam nje qytetar i vlores. Doja tju shkruaja per punen e deputetve qe po pranojn mandatet. Deputejta e 3 e lsi ne vlore Enada Kapllani eshte bashkshortja e Alban Kapllanit. Ky ne vlore eshte nje biznesmen i vjeter i lojrave te fatit qe vazhdon akoma kete aktivitet dhe me bekimin e rames dhe gon xhafes. Emri tij u permend dhe nga babalja si shok i agronit qe kercenoj djalin e babales pas publikimit t vidjos. Kjo eshte nje loj shume e piset e ketyre ne vlore. Ku lulezon krimi dhe kumari. Kuptojeni vet pse po pranohen keto mandate deputetesh. Flm dhe anonim te lutem.

“Opozita e re” deri në këto momente numëron 16 deputetë. Partia Demokratike ka në Parlament 6 deputetë, katër që kanë pranuar të marrin mandatin Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, dhe dy deputetët, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, që nuk kanë dhënë dorëheqjen.

Ndërsa nga radhët e LSI-së janë betuar: Ylli Shehu, Enver Rroshi, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani.

More in AKTUALITET, LAJME
Gjilani përcjell për në banesën e fundit Mërgimin 7-vjeçar

Gjilani përcolli një ditë më parë në banesën e fundit vogëlushin 7 vjeçar Mërgim L., i cili u vra me...

Close