X

Florian Marku mund Ivan Godor me “KO” në dy raunde, Londra vishet kuqezi/ VIDEO

Një ndeshje pa shumë histori, Marku e nisi rrufeshëm që në raundin e parë duke e rrëzuar në tapet dy herë kundërshtarin e tij, i cili u ngrit për t’u ndeshur sërish.

Gjithsesi në raundin e dytë do të ishte sërish e njëjta pamje, “Dinamiti” shqiptar lëshon një sërë grushtesh ndaj sllovakut, i cili bie sërish në tapet. Këtë herë ka ndërhyrë gjyqtari kryesor i takimit, duke ndërprerë ndeshjen dhe i dha fitoren që në raundin e dytë boksierit shqiptar, për të cilin kjo është ndeshja e dytë në boks, duke qenë se më parë ka luftuar në kafaz për ndeshje MMA.

Ndeshja u zhvillua në “York Hall” në Londër, ku të gjithë mbështetësit ishin shqiptarë dhe i dhuruan emocion e brohoritje pa ndalur Florian Markut, i cili ua shpërbleu me një fitore të padiskutueshme.

Marku bën pjesë në kategorinë “welterwight” (deri në 66.6 kg), ndërsa në fund të ndeshjes ai falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i dhuruan dhe lajmëroi se ndeshja e radhës do jetë më 27 prill.

More in LAJME, SPORT
De Biasi zbulon “pengun”, tregon ekipin që refuzoi kur ishte trajner i Shqipërisë!

Trajneri Gianni De Biasi mbetet trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë. Kualifikimi në "Euro2016" ishte një ëndërr e kthyer në...

Close