X

Çfarë është Brexit? Si ndikohet Britania nga dalja nga BE dhe çfarë ndodh nëse Theresa May nuk përpilon një marrëveshje

Pas Luftës së Dytë Botërore e cila ishte katastrofale për Europën, vendet më të zhvilluara menduan se ndoshta kishte ardhur koha për bashkëpunim dhe me këtë ide ata krijuan Bashkimin Europian.

Britania e Madhe iu bashkua këtij sistemi në vitin 1969 dhe ndërkohë industri të reja u krijuan në të gjitha vendet anëtare dhe tashmë çdokush mund të eksportonte dhe importonte pa pengesa doganore dhe për më tepër kjo i hapi rrugës migrimit të lirë ku shumë europianë u transferuan në Britani dhe anasjelltas.

Por një grup politikanësh konservatore në politikën britanike, me në krye Boris Johnson, nuk donin të ishin pjesë e ‘ekipit të madh’ dhe donin ‘Brexit’ pasi e parapëlqenin Britaninë si në kohën kur ishte perandori dhe nuk iu duhej të dëgjonin askënd.

Kryeministri i asokohe, David Cameron, nuk donte të largohej nga Bashkimi Europian, por nga ana tjetër donte mbështetjen e konservatorëve në parlament dhe kështu pranoi idenë për të hedhur në votë nëse Britania do qëndronte Brenda apo jashtë Bashkimit Europian, ndërkohë që Cameron mendonte se do votohej kategorikisht për jo dhe ai vet do fitonte më shumë fuqi në parlament.

Dhe kështu më 23 qershor 2016 u mbajt referendumi i cili ndau në dy kampe të gjithë Britaninë, grupin që donin qëndrimin dhe grupin që donte të largohej i cili gënjente me posterat anash autobusëve duke ua vendosur fajin refugjatëve për situatën që ndodhej vendi. Ndërkohë Cameron vendosi të bënte një sy gjymë pasi sipas tij nuk kishte arsye për t’u shqetësuar por e papritura ndodhi, Brexit fitoi me 52 % të votave.

E keqja e gjithë kësaj historie është se askush nuk e di se çfarë do të thotë Brexit, sepse askush nuk e priste që kjo gjë do të ndodhte. Dhe tani Cameron përballej me një sfidë shumë të madhe përpara pasi duhej të gjente zgjidhje se çfarë do ndodhte me industrinë, tregtinë e lirë, imigrantët e huaj që jetonin në Britani dhe britanikët që jetonin në Europë dhe për më tepër tani i detyrohen biliona euro Bashkimit Europian në gjoba.

Pas gjithë kësaj kryeministri Cameron u ndie si një peshk pa ujë në krye të shtetit dhe vendosi të hiqte dori nga posti i kryeministrit.

Më 13 korrik 2016 Theresa May u bë kryeministre e Britanisë së Madhe, ku mori një përgjegjësi të madhe për të zgjidhur të gjithë situatën e krijuar më një BE të nervozuar dhe kishte në dorë detyrën për të lidhur një marrëveshje me BE deri më 29 mars 2019 dhe nëse nuk e gjejnë, ata do dalin nga BE pa asnjë marrëveshje, e cila do ishte shkatërrimtare për Britaninë e madhe.

Dhe më të gjithë këtë ngatërresë, May vazhdon bisedimet me BE ku kërkon që t’i lejojë të gjitha privilegjet tregtare dhe migruese edhe pse duan të përmbushin Brexit.

Dalja nga Be do e ndikonte vendin në shumë mënyra, duke e kthyer në jo funksionale industrinë, importin e ushqimeve, medikamenteve, linja të gjata të britanikëve të cilët do të ktheheshin në vendin e lindjes dhe për të mos harruar, rreshtat e gjatë të pasaportave në aeroporte.

May i propozi një traktat parlamentit britanik, i cili parashikonte një dalje të lehtësuar dhe me rregull nga BE deri më 29 Mars 2019 dhe parlamenti votoi kundër duke dobësuar akoma më shumë pozitat e kryeministres aktuale britanike.

Tani ka mbetur opsioni i mbajtjes të një tjetër referendum për të vendosur qëndrimin në BE, por kjo do kërkonte shtyrjen e afatit të 29 marsit dhe një referendum i cili do vinte 2 vite e gjysmë pas atij të parit.

Tashmë May do të mbajë një votë tjetër në parlament ku do të vendoset nëse do luftohet për marrëveshje, dalje pa marrëveshje, votim i dytë apo një shtyrje të afatit, në një moment kur kryeministres po i mbarojnë orët.

More in BLOG
Djegia e mandateve rrëzon qeverinë: një standard demokratik

Nga Akil Kraja Përtej situatës ekonomike dhe skandaleve të keq-qeverisjes, kriza politika që po kalon vendi mund të përmblidhet në...

Close