X

Shiste fruta dhe drogë në dyqan, pranga shqiptarit në Itali

Një shqiptar është arrestuar në qytetin e Bolonjës pasi akuzohet për veprën penale të trafikut të drogës. Sipas mediave vendase, në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar, i cili bënte rolin e të kamufluarit për të mos rënë në sy të policisë dhe merrej me shitje frutash e perimesh.

“Bolognatoday” shkruan se banorët kishin vërejtur sjellje të dyshimta tek shqiptari dhe më pas kanë njoftuar karbinierët.

Pas kësaj filloi monitorimi i të riut, i cili në dyqan nuk shiste vetëm fruta-perime, por edhe lloje të ndryshme droge.

Pas sigurimit të provave, kërkimet vijuan edhe në shtëpinë e tij, ku aty u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale 65 gram kokainë, 25 kg marijuanë dhe 7 gram hashash, ndërsa pjesë e sekuestrimit ishte edhe një shumë parash prej 4 mijë eurosh, të cilat dyshohen se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

More in AKTUALITET, LAJME
Lulzim Basha me kreun e PPE-së: Takim i shkëlqyer

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’ një foto me kreun e Partive Popullore Europiane,...

Close