X

“Mbajini mend këto fytyra”, kreu i FRPD-së: Ja policët e infiltruar në protestë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zbuluar policët e infiltruar në protestën e opozitës. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Facebook” foto dhe video të bëra gjatë protestës së sotme, ku sipas tij, shfaqen policët e infiltruar me veshje civile.

Këlliçi shkruan se, këta janë civilet e bandës së Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë. Ai iu bën thirrje qytetarëve t’i shohin e t’i mbajnë mend.

STATUSI I KËLLIÇIT

Edi Rama erdhi në pushtet me bandat kriminale dhe si bandë kriminale vazhdon ta drejtojë shtetin. Edi Rama e ktheu policinë e shtetit në shërbim të krimit dhe krimin e veshi me uniformë policie, e sot krahas mbjelljes dhe korrjes së hashashit, trafikimit të saj, pastrimit të parave që vijnë nga droga tani u është shtuar edhe ruajtja e padrinos nga populli.

Këta janë civilet e bandës së Edi Ramës që përndjekin të rinjtë dhe qytetarët që protestojnë. Pa asnjë shenjë identifikuese por me kodin e familjes mafioze të rilindjes dhunojnë, ndalojnë dhe çojnë nëpër komisariate a bodrume bashkish të rinjtë që janë kundër padrinos. Po të kishte prokurori të pakapur, sot kapobanda dhe tufa e banditëve të tij do ishin para drejtësisë. Por meqenëse prokuroria është bërë njësh me familjen mafioze të rilindjes, atëherë i lind e drejta qytetarëve t’u japë atë që meritojnë banditëve.

Shihini, mbajini mend dhe mos i harroni. Koha kur do të jenë para drejtësisë është e shpejtë!

More in AKTUALITET, LAJME
Arrestimi i Dorian Protoduarit, banorët e Astirit nisen për tek Drejtoria e Policisë

Banorët e Astirit janë mbledhur si çdo mbrëmje duke protestuar për anullimin e projektit të Unazës së Re, por ndryshe...

Close