X

Lulzim Basha me kreun e PPE-së: Takim i shkëlqyer

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetin social ‘Twitter’ një foto me kreun e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul. Kryedemokrati e ka cilësuar këtë takim si të shkëlqyer, ndërsa Daul e lartëson si një demokrat dhe një “europian të madh’.

Lideri i selisë blu gjatë ditës së sotme publikoi edhe mesazhin e Daul, i cili sipas Bashës ka theksuar se nuk bëhet kompromise me demokracinë dhe shtetin ligjor. Ai pohoi se kreu i PPE-së mbështet fuqimisht PD-në dhe kauzën e saj.

“Me Presidentin e PPE Joseph Daul. Takim i shkëlqyer me një demokrat dhe europian të madh. Shqipëria si Europa”, shkruan ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Aksident në Velipojë, makina përplas për vdekje këmbësorin (Emri)

jë person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Velipojë. Mësohet se...

Close