X

Lubonja dhe Bushati dekriptojnë deklaratën e ashpër të Ilir Metës

Analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, kanë dekriptuar deklaratën e ashpër të Ilir Metës, ku ai deklaroi se është gati të largohet nga posti i presidentit, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

Fatos Lubonja: Unë e gjykoj se nuk është ndonjë shpërthim i madh. Megjithatë, me atë qetësinë e nëndheshme, ka përdorur disa fjalë të rëndësishme, do të veçoja fjalën krizë. Edi Rama ka kohë që përpiqet të bëjë propagandë, se këtu nuk ka krizë por kjo është një revoltë pallati. Meta thotë ka krizë.

E dyta ka përdorur fjalën, juntë dhe dhunë. Njëra i takon opozitës, tjetra mazhorancës. Nuk bëhet me dhunë, për opozitën, ndërsa thotë nuk do lejojë juntë, që është për Edi Ramën. Këtu junta ngatërrohet me Salvador Allende. Mund të shkojmë shumë larg, po të themi se mendon se e mbështesin edhe amerikanët këtë juntë.

Anon nga opozita, jep mbështetje opozitës, por fjala tjetër e rëndësishme është dialogu. Kërkon zgjidhje me dialog sepse dhuna nuk na con gjëkundi.

Për krizën, ai thotë krizë politike midis forcave. Por kriza më e madhe është kriza e Shqipërisë, kriza e një politike që ka kapur shtetin. Këto Ilir Meta nuk i prek. Një krizë që zgjidhjet duke hapur negociatat, duke u ulur këta në tryezë, nuk zgjidh krizën, por thjesht zgjidhje për pallatin.

VIDEO:

VIDEO/Bushati: Edi Rama ka 20 vite në politikë dhe nuk e njeh dorheqjen Per me shume klikoni ne www.tpz.al

Publiée par Të Paekspozuarit – TPZ.AL sur Vendredi 22 mars 2019

Andi Bushati: Mendoj se ka dy mënyra të shikuarit, deklaratën e Metës. I pari është në rrafshin sipërfaqësor. Një njeri që thotë jam gati të djeg mandatin, asociohet me Kryemadhin dhe Bashën. Por, ai thotë unë jam gati të vetësakrifikohem nëse gjendet zgjidhje për krizën. Pra, këto janë shumë të ndryshme, Gjëja e dytë, është kjo deklarata djeg mandatin presidencial. Është një karshillëk për Ramën. Meta thotë unë e lë postin nëse kemi zgjidhje krize. Po të bësh panoramë të madhe të figurave politike, Berisha ka dhënë dorëheqjen. Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen, Pandi Majko dy herë, Fatos Nano është larguar. Kemi një njeri që në 21 vjet ka shkruar shumë tekste dorëheqjesh për të tjerët, por nuk ka dhënë kurrë dorëheqjen vetë dhe ky është Edi Rama. Deklarata e Metës mund të merret në këtë kontekst.

Së treti, Ilir Meta dje ka thënë, në këndvështrimin tim, në një vend pa GJykatë Kushtetuese, vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm. Unë e shoh si një mënyrë që Meta thotë, ndërkombëtarët e kanë gabim , Rama e ka gabim, kriza nuk mund ta zgjatet, por ai ka lënë një mundësi që deputetët e larguar nga parlamenti, të kenë një dritare, për tu kthyer pas.

/TPZ.al/ 

 

More in KRYESORE, LAJME
FOTO/ “Toni Montana” shqiptar shpallet fajtor për pesë vrasje

Shqiptari Mane Driza, i cili përdorte si pseudonim atë të Toni Montanës të luajtur nga Al Pacino, është shpallur fajtor...

Close