X

“Vrasja e Jurgen Kurtit, policia ka identifikuar një nga autorët”

Gazetari i Tv Klan, Ermal Vija thotë se policia ka identifikuar një nga autorët e dyshuar për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti.

“Policia ka shpallur në kërkim një person, por ende nuk dihet as identiteti as mosha. Ka qenë kqyrja kamerave që ka bërë të mundur identifikimin e një personi”, deklaroi gazetar në “Opinion”, por pa dhënë detaje të tjera.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, ekspertë të policisë shkencore kanë mbërritur sërish në vendngjarje, për të parë nëse zona mbulohet me kamera sigurie.

Mësohet se Kurti sapo kishte zbritur nga mjeti i tij për t’u futur në banesë kur është qëlluar. Mbi trupin e viktimës u gjetën disa plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja.

More in AKTUALITET, LAJME
Videoja me Knut Fleckenstein, flet për herë të parë Majlinda Bregu: Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar…

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka komentuar videon ku shfaqej me eurodeputetin Knut Fleckenstein e...

Close