X

Videoja me Knut Fleckenstein, flet për herë të parë Majlinda Bregu: Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar…

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, ka komentuar videon ku shfaqej me eurodeputetin Knut Fleckenstein e cila pas publikimit të saj nga kryedemokrati Luzim Basha, u bë virale në rrjetet sociale.

Bregu tha gjatë një interviste në emisionin “Përballë” në RTSH, se është mësuar me thashetheme, akuza të dobëta dhe deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë.

“Është një video që e kam postuar para disa kohësh, në 2015, me prapaskenat e takimit. Jam mësuar edhe me thashethemin, edhe më akuzat më të dobëta dhe të shëmtuara. Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar kaq shumë një grua, me deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë”, tha Bregu.