X

Ditmir Bushati flet për Gent Cakajn: Unë isha politikan, para se të bëhesha diplomat

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka komentuar përmes një gjuhe diplomatike dhe me rezerva pasardhësin e tij ‘de fakto’, Gent Cakaj. Në studion e emisionit ‘Tempora’, Bushati ia ‘kaloi topin’ kryeministrin Rama kur u pyer se çfare mendon per 28-vjeçarin, duke thënë se ai ishte zgjedhje ekskluzive e tij.

“Kam punuar për një periudhë të shkurtë kohe, Genti drejtoi të gjithë procesin analitik. Kemi pasur marrëdhënie të mira si me çdo bashkëpunëtor tjetër. Fakti që Kryeministri ka bërë një zgjedhje të tillë besoj se …Gjykimet e gjithësecilit mund të jenë subjektive.Dirigjenti i një orestre, kapitetni apo trajneri i një ekipi është Kryeministri. Nuk duhet të biem pre e ezagjerimeve, kur vjen puna për një ekip tonusin e jep Kryeministri”, deklaroi Bushati që shmangu qëndrimin e Presidentit Meta, për mos-dekretimin e Cakajt për mungesën e certefikatës së sigurisë, duke shtuar:

“Në dijeninë time ka pasur pretendime të tilla. Ka një kërkesë që është institucionalizuar për një komision hetimor në kuvend për ta trajtuar këtë çështje dhe besoj se të gjithë ne duhet të fillojmë të edukohemi dhe të respektojmë institucionet për të thënë fjalën e tyre”, sqaroi Bushati.

Në fund, ai shtoi se në ndryshim nga Cakaj, ai ishte një politikan që më vonë u emërua në krye të diplomacisë shqiptare. “Unë kam qenë politikan dhe jam bërë Ministeri i Jashtëm. Aktiviteti im ka qene i lidhur me çeshtjet e politikes së jashtme”, përfundoi Bushati.

More in AKTUALITET, LAJME
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Zv.ministri i Brendshëm përplaset “live” me gazetaren

Pas vrasjes të 26-vjeçarit, Jurgen Kurti, zv.ministri i Brendshëm Besford Llamallari i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News...

Close