X

Artan Hoxha tregon detaje për vrasjen e Jurgen Kurtit

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit, Jurgen Kurti mbrëmjen e së hënës në Tiranë.

Nga emisioni “Opinion” ai tha ekzekutorët nuk kanë qenë të mirëpërgatitur dhe prej kohësh kanë studiuar terrenin. Sipas tij e vetmja kamer që kanë në dorë autoritetet nuk ka kapur shumë detaje.

Ekzekutorët nuk kanë qenë… mënyra si është kryer vrasja, vendi ku ka ndodhur ngjarja autorët e kanë studiuar mirë. E vetmja kamer nuk ka dhënë ndonjë ndihmë të madhe për hetuesit. Viktima rinte shumë në zonë, që do të thotë se autorët e kanë studiuar mirë. E kanë goditur shumë pranë banesës, ajo rrugicë aty nuk është se ka trafik në atë orë. Kanë kryer goditjen dhe janë larguar, ndaj e kanë bërë të vështirë të identifikohen se kush janë. Numri i madh i gëzhojave që janë gjetur aty”, deklaroi Hoxha.  Sipas tij pistat janë të shumta nga për fajdet, për narkotik etj.

More in AKTUALITET, LAJME
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Flet Vjollca Arapi: Më dhimbset, edhe pse vrau burrin tim

Bashkëshortja e tregtarit të vrarë në Durrës, në prill të vitit 2017, Agim Arapit, gjatë një lidhjeje direkte me emisionin...

Close