X

VIDEO-FOTO/ Policia nuk i ndahet zakonit, postblloqe e gjoba për protestuesit

Ashtu siç edhe ka ndodhur në çdo protestë të organizuar kundër Edi Ramës edhe gjatë mëngjesit të sotëm, policia ka marrë urdhër që të ndalojë sa të mundë protestuesit që vijnë nga e gjithë Shqipëria për në Tiranë.

Në të gjithë rrugët hyrëse të kryeqytetit janë ngritur postblloqe policie që ndalojnë dhe gjobisin makinat, autobusët apo  furgonët.

Kështu ka ndodhur edhe në autostradën Milot-Fushë Krujë, ku patrulla policie kanë ndaluar makinat duke i gjobitur.

Siç duket me urdhër nga gjeneral Sandër Lleshi, gjithçka bëhet për të frikësuar qytetarët për të mos dalë në protestë, por askush nuk ka bërë mbrapa në rrugëtimin e tij drejt Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Mbaroi studimet si ekselente në Rusi, vajzës i mbyllen të gjitha dyert në atdhe: Mesazhi që i çova Ramës!

Monologu i kësaj të premteje i Mustafa Nanos në Provokacija ishte konceptuar ndryshe nga herët e tjera. Sot protagoniste e...

Close