X

Protesta/ PD nxjerr shifrat, flet për pjesëmarrje masive,mbi 80 mijë qytetarë nga rrethet drejt Tiranës

Ditën e sotme opozita do të zhvillojë një protestë para kryeministrisë. Sipas PD-së, nga rrethet raportohet për pjesëmarrje shumë të lartë të qytetarëve që janë nisur më autobusë dhe me mjetet e tyre private. Mësohet se numri i përafërt e protestuesve shkon në më shumë se 60 mijë.

Numri i protestuesve nga rrethet:

Qarku Shkodër – 9200
Qarku Lezhë – 7000
Qarku Kukës – 4100
Qarku Dibër – 3500
Qarku Durrës – 9500
Qarku Elbasan – 7800
Qarku Berat – 3400
Qarku Fier – 5600
Qarku Vlorë – 5000
Qarku Gjirokastër – 2000
Qarku Korçë – 4500

Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, para një muaji ata dogjën edhe mandatet e deputetit.

More in AKTUALITET, LAJME
Protesta e opozitës/ Mijëra qytetarë nisen drejt Tiranës,saldohet hyrja e kryeministrisë

Opozita zhvillon sot protestën e radhës kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama. Protesta pritet të nisë në orën 11:00 para...

Close