X

Zakharova: Tensionet në veri të Kosovës “po rriten”

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha se tensionet në veri të Kosovës janë në rritje dhe se autoritetet e Kosovës po e forcojnë kontrollin përgjatë “vijës administrative” me Serbinë.

Komentet e Zakharovas u transmetuan në një seri postimesh në Twitter, në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme ruse.

Duke mos ofruar asnjë dëshmi konkrete për pohimet, Zakharova tha se “forcat e sigurisë të Prishtinës po vendosen në zona afër rajoneve ku jetojnë serbët”.

“Kriza në veri të Kosovës është rezultat i shumë viteve të llastimit të Prishtinës nga mbështetësit e saj të jashtëm: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha Zakharova.

“Uashingtoni dhe Brukseli janë të detyruar t’i frenojnë radikalët e Prishtinës, që kanë marrë krahë nga Perëndimi dhe që qëllimisht po e minojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe janë burim konflikti në rajonin e Ballkanit”, u shpreh Zakharova.

Rusia e kundërshton pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008.
Kosova dhe Serbia, ndërkaq, janë nën presion ndërkombëtar për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

More in BALLKAN, LAJME
VIDEO/ Sherr masiv mes shqiptarëve në Itali, 6 të arrestuar

6 shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Rutigliano të Barit, pasi janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre....

Close