X

VIDEO/ Në Spanjë ngrenë akuza: Ja tri arsye pse goli i Ronaldos nuk duhej akorduar

Juventusi arriti të kalonte në fazën tjetër të Champions League, falë fitores 3-0 ndaj Atletikos së Madridit, e duke gjetur tashmë Ajaksin në çerekfinale.

Por, nga Spanja hapin disa polemika, në lidhje me golin e dytë të Kristiano Ronaldos, që u akordua nga teknologjia e vijës së portës. Në një video që qarkullon në mediat spanjolle, analizohen 3 elementë që janë: vija e portës, topi dhe pozicioni i topit në momentin që Oblak prek topin.

Sipas disa matjeve, vija e portës është më e ngushtë në teknologji se sa dimensionet reale të saj, ndërsa edhe topi ëstë 12.4% më i vogël. Gjithashtu, ka polemika edhe për momentin që Oblak prek topin, pasi sipas analizës, duhej që topi të ishte më afër vijës.

Sipas këtyre hipotezave, dilet në përfundimin se goli i dytë nuk duhej akorduar, si pasojë e gabimeve në teknologji. Gjithsesi, këto mbeten vetëm hipoteza, dhe tashmë fakti është se Juventusi është i kualifikuar për në turin tjetër të Champions League.

More in LAJME, SPORT
Makina përfundon në kanal, vdes maturantja, emri

Një ngjarje e rëndë kan ndodhur para pak minutave. Është një aksident, i cili ka ndodhur në Borsh dhe ka...

Close