X

VIDEO/ Basha pas takimit me ministrin çek: Protesta e nesërme, historike

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm çek, kreu i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga krerët e partive aleate është shprehur se Çekia e mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Kreu i PD-së tha se protesta e nesërme do të jetë historike.

“Në betejën për vlerat Europiane, zgjedhje të lira dhe një qeveri të çliruar nga oligarkia, ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues të vëmendshëm, por edhe një mbështetës të fuqishëm të rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Përpjekja jo për të çliruar votën e lirë, për të bërë një pak kombëtar të majtë e të djathtë, për të çliruar votën, qeverinë nga kapja e krimit, ky pak kombëtar ka nisur rrugën e tij.

Unë nuk i komentoj asnjëherë deklaratat e ambasadave.

Unë nuk kam ndërmend që të bëhem palë me asnjë institucion dhe me asnjë person.

Unë do të bëhem palë vetëm me vlerat e vendeve, vlerat që ata kanë për qytetarët e tyre.

Protesta e nesërme do të jetë historike, do të hyjë në histori si më e madhja në vend’, tha ndër të tjera kreu i PD-së Lulzim Basha.

More in AKTUALITET, LAJME
SHBA-të nis hetimet ndaj Facebook-ut

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave...

Close