X

Vazhdon kriza, Kaljari nxjerr Fiorentinën nga lufta për Europën

Ndeshjet e kësaj jave në Serinë A janë hapur me një duel mes Kaljarit dhe Fiorentinës (2-1), me këtë të fundit që ka dalë e mundur nga fusha e lojës dhe me sa duket i jep lamtumirën luftës për pjesëmarrjen në Europë nëpërmjet kampionatit.

Skuadra e Piolit në pjesën e parë të sezonit dukej si një ekip i cili mund të afrohej me skuadrat që luftojnë për të luajtur në Ligën e Europës në sezonin e ardhshëm, por në sfidat e fundit nuk ka qenë në nivelet e kërkuara dhe me sot, regjistroi takimin e katërt pa fitore radhazi, me 2 barazime e 2 humbje.

Zhoao Pedro dhe Çepiteli shënuan për Kaljarin, ndërsa goli i Kiezës erdhi shumë vonë për Fiorentinën, vetëm 2 minuta para fundit, duke mos ndihmuar ekipin e Piolit të merrte të paktën një pikë dhe tani e sheh veten 7 pikë larg vendit të 6 të Torinos që ka zhvilluar një ndeshje më pak.

More in LAJME, SPORT
Hamdi Salihi nuk njeh limite, i mjaftojnë pak minuta për t’u rikthyer te goli

Nëse mosha bëhet shkak për shumë futbollistë që të tërhiqen nga futbolli i luajtur, për Hamdi Salihin nuk është aspak...

Close