X

Solskjaer: Jemi gati për ndeshjen me Barcelonën, skuadra jeton për këto ndeshje

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve ka vënë përballë njëra-tjetrës, Mançester Junajtid dhe Barcelonën. Të dyja skuadrat do të luajnë kualifikimin në gjysmëfinale, ndërsa në të kaluarën kanë diskutuar dy finale, në të cilët katalanasit kanë triumfuar.

Megjithatë, trajneri i “Djajve të Kuq”, shprehet se në klub të gjithë mezi presin të përballen me Barcelonën, pasi klubi jeton për këto ndeshje, ndërsa shtoi se do të preferonte që ndeshjen e parë ta luante në shtëpi.

“I duam ndeshjet e këtij lloji, kundër klubeve dhe skuadrave të mëdha. Kemi luajtur dy finale kundër tyre në 2009 dhe 2011, dhe një gjysmëfinale në 2008, këto janë ndeshjet që të gjithë tifozët duan, mezi po presim ditën e ndeshjes. Me shumë mundësi unë jam ndryshe nga pjesa tjetër e trajnerëve, sepse preferoj që ndeshjen e parë ta luaj në shtëpi dhe më pas në ndeshjen e dytë jashtë fushe të luaj për gjithçka, njësoj si me Parisin”, tha Solskjaer.

More in LAJME, SPORT
VIDEO/ Basha pas takimit me ministrin çek: Protesta e nesërme, historike

Pas takimit me Ministrin e Jashtëm çek, kreu i opozitës Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga krerët e partive aleate...

Close