X

Shorti i Ligës së Kampionëve, 4 përballje ‘titanësh’ dhe një derbi anglez

Liga e Kampioneve ka mësuar sot rrugëtimin e  saj drejt finales së madhe të 1 qershorit. Në shortin që u hodh në Nion të Zvicrës janë caktuar fillimisht ndarja në çifte e 8 skuadrave të mbetura në garë për çerekfinalet e turneut, me sfida që do të jenë padyshim mbresëlënëse si ato të turit të mëparshëm që prodhuan përmbysje dhe surpriza të jashtëzakonshme.

Shorti është i hapur në këtë fazë të turneut, me çdo ekip që mund të përballet e me njëri-tjetrin dhe ekzistojnë mundësi të mëdha që të ketë një përplasje mes anglezëve, pasi në vazo janë të vendosura 4 skuadra angleze kundrejt 1 spanjolle, 1 italiane, 1 holandeze dhe 1 portugeze.

Shorti:

Çerekfinalet:

Ajaks-Juventus

Liverpul-Porto

Totenhem-Mançester Siti

Barcelona-Mançester Junajtid

Gjysmëfinalet:

Totenhem-Mançester Siti / Ajaks-Juventus

Barcelona-Mançester Junajtid / Liverpul-Porto

Në fazën gjysmë finale do të përballet fituesi mes Tottenham-Manchester City me skuadrën fituese mes çiftit Ajax-Juventus.

Skema e përballjeve deri në finale:

Fituesi i Barcelona-Manchester do jetë ekipi pritës mes fituesit të sfidës Liverpool-Porto City.

Ekipi pritës në finalen e madhe të “Wanda Metropolitano” do jetë skuadra që do fitojë mes sfidave: Tottenham-Manchester City dhe Ajax-Juventus.

More in SPORT
Lind Kupa e Botës për klube, zyrtarizimi bëhet nesër nga FIFA në Majemi

FIFA organizon nesër mbledhjen e radhës në Majemi dhe duket se do të ketë surpriza. Organizata që drejton futbollin botëror...

Close