X

Shkon në 49 numri i viktimave në Zelandën e Re, autori dëgjonte muzikë serbe: “Le të fillojë festa”/ VIDEO

Shkon në 49 numri i viktimave të shkaktuara nga një sulm i armatosur mëngjesin e sotëm në një xhami në Zelandën e Re, ndërkohë që dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.
Një australian 28-vjeçar i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.

Sulmi i planifikuar, është filmuar dhe transmetuar gjatë gjithë kohës live në rrjetin social facebook momentin e sulmit dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar besimtarët, fakt ky i cili i rrit edhe më tepër përmasat e ngjarjes.

Xhirimet e ngjarjes fillojnë që në momentin kur agresori, Brenton Tarrant hipën në makinën e tij veshur me veshjen e tij ushtarake duke u shprehur “le të fillojë festa”. Ai vazhdon dhe filmon gjithë udhëtimin e tij për në xhami, ku shihet duke dëgjuar këngë ushtarake dhe muzikë folklorike serbe.

Pas parkimit të makinës së tij në cepin e xhamisë, Tarrant merr armët e tij gjysmë automatike, dhe fillon të gjuaj mbi besimtarët jashtë dhe në brendësi të xhamisë.

Nga pamjet e tmerrit shihen besimtarët të cilët bien në tokë, ndërsa numri i viktimave vijon të rritet dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë që mund t’i ketë shpëtuar sulmit.

Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan më shumë se 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

More in BOTA, LAJME
Meta takon presidentin e Azerbajxhanit: Të hiqen vizat për shqiptarët

Në kuadër të vizitës në Baku, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim të veçantë nga Presidenti...

Close