X

Rikthehet “Air Albania”, ministrja jep një tjetër premtim: Fluturimet nisin brenda muajit mars

Pas dështimit për muaj me radhë, qeveria jep një tjetër afat për nisjen e fluturimeve të kompanisë ‘Air Albania’. Sipas ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kompania do të fillojë punë brenda muajit mars. Gjatë një interviste në ERTV, ajo tha se avioni do të fluturojë me kodin ZA.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Por përtej këtij zotimi të saj ka shumë skepticizëm. Në shtator të vitit 2018 avioni i parë zbriti në Rinas përmes një ceremonie pompoze ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. U tha se do kishte vetëm një muaj testime dhe më pas do të nisnin fluturimet zyrtare.

Por vjeshta dhe dimri ikën dhe “Air Albania’ nuk dukej gjëkundi. Gjerësisht u krijua bindja se, kishim të bënim me një kompani fantazmë në funksion të propagandës së Edi Ramës. Megjithatë të presim cfarë do të ndodhë brenda gjysmës së dytë të marsit.

More in AKTUALITET, LAJME
Deputetët ukrainas kërkojnë ndalimin e hyrjes së Toto Cutugno

Një grup deputetësh ukrainas i ka kërkuar shefit të shërbimit të sigurisë të Vendit, Vasily Gritsak, ti ndalojë hyrjen në...

Close