X

Protesta e opozitës, 1200 policë rrethojnë Kryeministrinë

Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj. Mësohet se do të jenë rreth 1200 efektiv të cilët do të zbresin në terren ditën e nesërme. RENEA, FNSH, forcat e rendit dhe forcat operacionale pritet të vendosen që në orët e para të mëngjesit pranë Kryeministrisë.

Policia do ta mbajë të rrethuar godinën e Kryeministrisë, duke mos lejuar protestuesit që të afrohen. Do të jenë disa kordone policore që do vendosen në Bulevard, ndërkohë që nuk do lejohen protestuesit që të dalin në nga krahu I Piramidës.

Në tarracën e Kryeministrisë do të ketë efektiv të cilët do të hedhin gaz lotsjellës nëse do të jetë e nevojshme. Policia do të filmojë me kamera të posaçme protestën dhe këto kamera do të vendosen tek Kryesia e Kuvendit, tek kullat dhe te Hotel “Rogner”.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha, përgjigje ambasadës së SHBA: Mos u bëni palë me asnjë parti

Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila pak orë më parë apeloi që...

Close