X

Policia e Tiranës nuk jep leje për protestën e opozitës

Policia e Tiranës i ka refuzuar lejen opozitës për të protestuar nesër përpara kryeministrisë Partisë Demokratike. Report Tv raporton se leja është refuzuar me të njëjtat argumente si për protestën e 16 shkurtit.

Në kërkesën e saj PD thoshte se do të tubohej përpara kryeministrisë në orën 11:00 ndërsa nuk jepte një afat për përfundimin e tubimit. Policia ka kthyer përgjigje me argumentin që të specifikohet orari se kur do të mbyllet tubimi. Për këtë ka lënë si afat orën 24:00 të së shtunës.

Sipas të njëjtave burime një tjetër problem në kërkesën e dorëzuar nga PD-ja është edhe vendi i tubimit. PD ka kërkuar leje për protestën në 4 rrugët që rrethojnë Kryeministrinë dhe që përfshijnë: Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lulishtja te Piramida dhe te rruga “Ismail Qemali” në krah të Kryeministrisë.

Por policia e Tiranës ka refuzuar lejen në koordinatat e kërkuara nga PD-ja me argumentin se hapësira tek “Lulishtja tek Piramida” dhe te rruga “Ismail Qemali” do të jetë territor ku do të dislokohen shërbimet e policisë dhe të Gradës së Republikës.

Gjithsesi, edhe pse policia mund ta refuzojë kërkesën e opozitës për të protestuar, kjo e fundit nuk do bëjë hapa pas dhe do të protestojë. Nga ana e saj edhe policia thotë se është përgatitur për tubimin nesër. Lapsi.al mësoi se do të jenë 1200 efektivë të policisë që do të angazhohen në protestë.

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
Operacioni “Precizioni”/ Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga 36-vjeçarin me iniciale G.V., pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i...

Close