X

Pjesë e grupit të kapur me 8.4 ton drogë, pranga fierakut

Një 36-vjeçar banues në Fier është kapur sot nga policia për veprën penale të trafikimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas policisë, në pranga përfundoi shtetasi me iniciale, G.V, 36 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit ‘Precizioni’.

Gjithashtu ndaj 36-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin 36-vjeçarin e arrestuar.

Ky operacion ka nisur dy vite më parë, ndërsa bashkë me këtë janë arrestuar 67 persona  si dhe është  sekuestruar një sasi e madhe droge, pesha e së cilës përllogaritej në 8.4 ton. Arrestimet e këtyre shtetaseve janë kryer në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë dhe Lezhë.

Precizioni E1536854423841 673x450

 

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

More in AKTUALITET, LAJME
Siri, gjendet një varr masiv me 300 trupa në Raqqa

Një varr masiv me eshtrat e 300 njerëzve është zbuluar në orët e fundit në Raqqa, në veri të Sirisë,...

Close