X

Operacioni “Precizioni”/ Trafikonte lëndë narkotike, arrestohet 36-vjeçari

Policia e Fierit ka vënë në pranga 36-vjeçarin me iniciale G.V., pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Precizioni”, mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për 36-vjeçarin.

Njoftimi i policisë

Fier

Arrestohet një tjetër shtetas në kuadër të operacionit “Precizioni” për veprën penale “Treafikimi i lëndëve narkotike”.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Precizioni”, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

G.V, 36 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin G.V, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Ekzekutimi i vendimit të Gjykatës është në vazhdim të operacionit policor “Precizioni” në funksion të procedimit penal të vitit 2017.

More in AKTUALITET, LAJME
Digjet makina në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Një automjet tip “Shevrolet” është djegur në lagjen “5 Maj” në qytetin e Elbasanit. Ngjarja është regjistruar në orët e...

Close