X

Masakra në Zelandën e Re, një prej agresorëve filmoi gjithçka live në Facebook

Një sulm i armatosur është shënuar mëngjesin e sotëm në një xhami në Zelandën e Re, ku 40 persona kanë mbetur të vrarë ndërkohë që dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Një nga katër agresorët e këtij sulmi të planifikuar, ka filmuar gjatë gjithë kohës live në rrjetin social facebook momentin e sulmit dhe momentet e tmerrit që kanë kaluar besimtarët, fakt ky i cili i rrit edhe më tepër përmasat e ngjarjes.

Një australian 28-vjeçar i cili e identifikoi veten në Twitter si Brenton Tarrant është autori kryesor i masakrës.

Mediat e huaja raportojnë se dëshmitarët dëgjuan 50 të shtëna nga armët e tij, duke përfshirë një armë gjahu gjysmë-automatike dhe një pushkë. Sulmi ndodhi në xhaminë Al Noor në Christchurch.

More in BOTA, LAJME
LAJM I FUNDIT/ Përplasen dy makina, plagosen dy pasagjerët në autostradën Lezhë-Mamurras

Në autostradën Lezhë- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin...

Close