X

Lulzim Basha mbledh aleatët, çfarë po diskutohet tek PD-ja?

Një ditë para protestës së opozitës së bashkuar, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët tek selia blu për të koordinuar veprimet për tubimin e ditës së nesërme para godinës së kryeministrisë.

Lideri i selisë blu, pak çaste më parë zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Çekisë, ndërsa prej aty përcolli edhe një mesazh të fortë ndërkombëtarëve teksa iu kërkoi të mos jenë palë me asnjë parti politike në Shqipëri.

Pas djegies së mandateve, opozita e bashkuar ka zhvendosur betejën politike nga Kuvendi në rrugë, ndërsa kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeveria tranzitore pa Edi Ramën kryeministër

More in AKTUALITET, LAJME
Bie zjarr në shkollën e mesme në Lezhë

Shkolla e mesme në Ishull Lezhë është përfshirë nga flakët gjatë pasdites së sotme. Zjarri ka rënë në një zonë...

Close