X

Krahasimi i deklaratave/ ShBA e godet opozitën shumë më fort se BE

Lidhur me protestën e opozitës së shtunën kanë lëshuar njëkohësisht dy deklarata edhe ambasada e ShBA në Tiranë edhe ajo e BE. Nëse në të dyja qëndrimet e selive diplomatike shihet një gjuhë e përbashkët për sa i përket të drejtës për të demostruar paqësisht, përparimit të reformës në drejtësi, luftës ndaj krimit të organizuar, si dhe dënimit të akteve të dhunshme, në tekstin e selisë së rrugës së Elbasanit ka një paragraf shumë më të ashpër.

Lexo edhe:

Delegacioni i BE-së mesazh para protestës së opozitës: Djegia e mandateve pengon integrimin

“Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre” thuhet në deklaratën e ambasadës së ShBA.

Sipas saj, i bie që opozita që dogji mandatet, po punon kundër të ardhmes së vendit dhe për atë është e angazhuar vetëm pala qeveritare.

Lexo edhe:

LAJM I FUNDIT/ Ambasada e SHBA, apel të fortë një ditë para protestës së opozitës

Kjo nuancë e fortë që nuk gjendet në tekstin e BE, i ngjan më shumë periudhës së parë të rikthimit të diplomatëve amerikanë në Shqipëri, kur makartisti Rayerson bënte rolin arbitrit që përcaktonte nga qëndronte e mira dhe nga e keqja.

More in AKTUALITET, LAJME
Protesta e opozitës, 1200 Policë do rrethojnë Kryeministrinë

Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj....

Close