X

I dënuar për vrasje e disa herë i arrestuar, kush është pjesëtari i grupit të kokainës të kapur sot në Tiranë

Policia e Tiranës, nën operacionin e koduar “Lapraka” arrestoi pasditen e sotme tre persona, të akuzuar për tregtim droge të fortë.

Ndër personat e arrestuar ishe edhe 45-vjeçari Altin Koçin, i cili sipas policisë rezultonte i dënuar edhe më parë për vjedhje me armë me pasojë vdekje.

Në fakt, për 45-vjeçarin ky është dënimi i tretë, pasi më parë, veç dënimit për vjedhje me armë me pasojë vdekje, të ndodhur në vitin 1995, krim për të cilin u dënua me 15 vite burg, ai është arrestuar sërish, vetëm pak kohë pas përfundimit të dënimit, për armëmbajtje pa leje, ku ju gjet një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, në qershor të vitit 2015.

f68c5fee-f468-4361-917d-a1a

Katër vite më pare, kanë qenë forcat e njësisë “Shqiponja” që kanë bërë të mundur ndalimin e më pas arrestimin e  Altin Koçi, i cili vetëm prej pak kohësh kishte përfunduar një dënim prej 15 vitesh burg. Patrulla ka parë lëvizjet e dyshimta të një motori me ngjyrë të kuqe tip “Yinxiang”, me targë AL 037, përgjatë Bulevardit “Bajram Curri”.

Një makinë e “Shqiponjave” i është vënë pas motorit dhe në momentin që i është afruar ish-ekspozitës “Shqipëria sot”, duke tentuar të futej në një prej rrugicave pranë saj, efektivët e kanë ndaluar. Fillimisht i dyshuari ka kryer një manovër për t’iu shmangur efektivëve të Policisë, por më pas është bindur të ndalojë, pasi është ndjekur për disa metra. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se në momentin e ndalimit, efektivët kanë kryer kontrollin fizik të tij dhe të motorit me të cilin lëvizte.

cdca50f0-973b-419a-bd56-88c

Në një çantë të zezë që ai mbante në krah është gjetur një pistoletë “TT”, me një krehër me 7 fishekë, të cilën ai e mbante pa leje. Menjëherë është kryer arrestimi në flagrancë i tij dhe është transportuar në Komisariatin nr.3, ku kanë nisur të kryhen veprimet hetimore.

Burimet thanë se i arrestuari Altin Koçi, konsiderohet se person me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet se ai po përgatitej të kryente një krim, grabitje ose vrasje. Megjithatë ai nuk ka pranuar të japë shpjegime se përse e mbante pistoletën me vete, duke u mjaftuar vetëm me fjalët: “E kam për vetëmbrojtje”. Të njëjtat burime thanë se Koçi ka qenë i dënuar me 15 vjet burg për një grabitje me pasojë vdekjen e një personi, ngjarje e ndodhur në Tiranë, në vitin 1995.

Megjithatë që nga koha kur ai ka përfunduar dënimin dhe është liruar nga burgu, nuk rezulton të jetë i skeduar apo i proceduar për ndonjë vepër tjetër penale. Edhe pse konsiderohet si person i rrezikshëm dhe kontingjent që mund të kryejë krime.

PANORAMA

Të ngjashme

More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Çfarë po ndodh në mesnatë në kryeministri? Pse Rama hoqi skelën para protestës

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të presë ndryshe protestën e opozitës që mbahet të shtunën. Ekspertët e policisë dhe...

Close