X

Hamdi Salihi nuk njeh limite, i mjaftojnë pak minuta për t’u rikthyer te goli

Nëse mosha bëhet shkak për shumë futbollistë që të tërhiqen nga futbolli i luajtur, për Hamdi Salihin nuk është aspak problem që të vazhdojë të shënojë në kampionatin austriak, ku ai aktivizohet me Nojshtadin. Së fundmi, bomberi shkodran ka realizuar me penallti një gol në humbjen që skuadra e tij pësoi me rezultatin 3-1 ndaj Austria Vjenës.

I aktivizuar në minutën e 75, Salihi ka mundur të gjejë golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e 94. Goli i bomberit shkodran, ka shërbyer vetëm për statistikën e tij personale më shumë, duke qenë se nuk ndikoi aspak në rezultat.

Ky ishte goli i pestë që Salihi ka shënuar këtë sezon me Nojshtadin pas 19 javësh kampionat, ndërkohë që duhet theksuar se Salihi nuk ka luajtur në çdo ndeshje. Ai ka edhe rolin e ndihmës trajnerit në skuadër, gjë të cilën e pranonte vetë Salihi pak kohë më parë. Në ndeshjet e fundit, e ka ndjekur skuadrën nga stoli ndërkohë që arriti të rikthehej te goli që i mungonte prej muajit nëntor.

More in AKTUALITET, LAJME
I dënuar për vrasje e disa herë i arrestuar, kush është pjesëtari i grupit të kokainës të kapur sot në Tiranë

Policia e Tiranës, nën operacionin e koduar “Lapraka” arrestoi pasditen e sotme tre persona, të akuzuar për tregtim droge të fortë. Ndër...

Close