X

Gjuriç: Pas vrasjes së Oliver Ivanoviç qëndrojnë autoritetet e Prishtinës

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç tha sot se ka konfirmim në rritje që pas vrasjes së njërit prej udhëheqësve serbë të Kosovës Oliver Ivanoviç, qëndrojnë presidenti, Hashim Thaçi , kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë.

“Ne jemi më të sigurt se Thaçi, Veseli dhe autoritetet aktuale në Prishtinë qëndrojnë drejtpërsëdrejti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç dhe pres që organet tona hetimore së shpejti do të jenë në gjendje të japin më shumë informacion për këtë rast, sepse kjo është diçka që e gjithë bota duhet të dijë”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbrëmë ka thënë se Milan Radojiçiç është i dyshuari kryesor për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

More in BALLKAN, LAJME
Delegacioni i BE-së mesazh para protestës së opozitës: Djegia e mandateve pengon integrimin

Bashkimi Evropian kërkon me urgjencë zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, duke krijuar një platformë kombëtare për dialog. "Tani është...

Close