X

DETAJE/ Ja emrat e 5 të arrestuarve me 21 kg kanabis çokollatë në Lushnje

Zbulohen emrat e 5 personave të arrestuar pranë stacionit të trenit në Lushnje me gati 21 kg kanabis çokollatë.

Operacioni i koduar “Vazhdimësia” u ndërmor më 13 mars 2019 nga prokuroria e Durrësit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve Durrës dhe Forcën e Posaçëm Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas një hetimi disamujor.

Njoftimi i policisë:

1. Agron Çela, lindur dhe banues në Lushnje, me gjendje gjyqesore i paverifikuar.

2. Genci Kokonozi, lindur ne Prrenjas dhe banues në Lushnje, i padenuar me pare.

3. Ilmi Kapidani lindur dhe banues ne Golem Lushnje, i padenuar me pare.

4. Romario Kapidani, lindur dhe banues ne Golem Lushnje, i padenuar me pare.

5. Lavdi Ymeri, lindur dhe banues në Karbunare-Lushnje, i padenuar me pare.

“Arrestimi ne flagrance i ketyre shtetasve u be pasi me date 13.03.2019, rreth ores 14.00, prane stacionit te trenit Lushnje iu gjet nje sasi prej 20 kg e 600 grame lende narkotike e dyshuar Marijuane ne forme Çokollate e ndare ne 43 pako.”

Ne cilesine e proves materiale jane sekuestruar dy automjete, te markes Benc Mercedez me targa AA556MU dhe AA007PU 5 aparate telefoni te markave te ndryshme si dhe shuma prej 4.000 leke te reja. Vazhdon puna per dokumentimin e personave te tjere te perfshire ne kete aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojne Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles Durres per hetime te metejshme ne ngarkim te shtetasve te larte permendur per vepren penale te “Prodhim shitje te narkotikeve” kryer ne bashkpunim pashikuar nga neni 283/2 te K.Penal.

More in AKTUALITET, LAJME
Deklarata e fortë nga Gjermania: Qeveria ka përgjegjësi për krizën

Ndërsa qeveria gjermane kritikon qartë opozitën e Shqipërisë për bojkotin e parlamentit, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian...

Close