X

Deputetët ukrainas kërkojnë ndalimin e hyrjes së Toto Cutugno

Një grup deputetësh ukrainas i ka kërkuar shefit të shërbimit të sigurisë të Vendit, Vasily Gritsak, ti ndalojë hyrjen në Ukrainë edhe këngëtarit Toto Cutugno, për pozicionin e tij filorus.

Lajmin e ka bërë të ditur një nga parlamentarët që ka bërë kërkesën, Viktor Romanyuk. Pak ditë më parë ishte Al Bano që është vendosur nga autoritetet ukrainase në listën e zezë të vendit, sepse sipas tyre paraqet rrezik për sigurinë kombëtare.

Toto, që ka planifikuar një koncert në Kiev në 23 mars, cilësohet ‘një agjent mbështetës i luftës së Rusisë në Ukrainë’.

Romanyuk ka deklaruar që kërkesa është bërë pasi Cutugno është pjesë e shoqatës Miqtë e Putinit dhe ka mbështetur gjithmonë aneksimin e Krimesë.

More in BOTA, LAJME
Të shtëna me armë në Bulqizë, një i plagosur

Një person është plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur ura e Çerenecit. Sipas njoftimeve paraprake ngjarja ka ndodhur...

Close