X

Banda e fajdeve/ Biznesmeni i dha fund jetës, mori borxh për djemtë e ish-prefektit, por…

Në fillim të vitit, Besnik Barbullushi do t’i jepte fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Ai u gjet nga familjarët pasi i kishte dhënë fund jetës. Besnik Barbullushi, 52 vjeç, ishte i njohur si një person që merrej me biznes, kishte në pronësi një lokal në qendër të qytetit.

Po ashtu, Barbullushi ka qenë edhe një mbështetës i LSI-së në Shkodër vitet e fundit. Sipas burimeve, shkaqet që ai i dha fund jetës janë pikërisht huamarrja dhe huadhënia. Dyshohet se pasi ka marrë një shumë parash me hua, ua ka dhënë djemve të ish-prefektit Radovani.

Këta të fundit, në pamundësi për t’ia kthyer paratë pasi janë arratisur si shkak i falimentimit nga borxhet dhe fajdet, i kanë krijuar problem Besnik Barbullushit, i cili vendosi t’i japë fund jetës.

Sepse nuk kishte mundësi për t’i gjetur më paratë që i kishte marrë me hua dhe i kishte dhënë me hua, me idenë për të fituar nga përqindja e fajdes.

More in AKTUALITET, LAJME
Protesta e opozitës, 1200 policë rrethojnë Kryeministrinë

Protesta e opozitës ditën e shtunë, ka bërë që Policia e Shtetit të mobilizohet me të gjitha forcat e saj....

Close